Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko ka kërkuar që të merren masa ndaj kompanisë private që është përgjegjëse për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Çuko propozoi dy zgjidhje, prishjen e kontratës ose marrjen e garantimit të sigurisë në aeroport nga Policia e Shtetit, duke qenë se koncesionari ka dështuar në garantimin e saj, raporton panorama.
Ai theksoi se për çdo udhëtar që kalon në aeroportin e Rinas paguan për sigurinë nga 3 deri në 5 euro.
Në vit, shtoi deputeti i PS-së, kompania koncesionare merr 9.5 milionë euro nga kjo tarifë.
“Nga 3 deri në 5 euro për çdo fluturim paguan çdo shtetas që kalon në aeroportin e Rinasit. 9.5 milionë euro në viti paguhen për sigurinë. Ku i ka çuar këto lekë? Le t’ia lëmë Prokurorisë që të hetojë. Të ndërpritet kontrata ose të ribëhet kontrata e re”, u shpreh Çuko.