“Jeta ime ka qenë 96% falimentim dhe 4% sukses. Rocky ishte suksesi im më i madh, një nga gjërat që më kanë dalë vërtet mirë”, ka deklaruar Stallone.
Falimentimi më i afërt është ai i natës së fundit të çmimeve Oscar, kur u shua ëndrra për të shtrënguar statujën si aktori më i mirë joprotagonist për filmin “Creed”.
“Sigurisht do të doja një karrierë më të larmishme. E kam zili Tom Hanks që ka bërë një punë të pabesueshme dhe ka interpretuar shumë role të ndryshme. Por çdo herë që tentoja të bëja diçka ndryshe dëgjoja që po përpiqesha t’i ndryshoja fytyrën personazhit tim”, citohet të ketë thënë Stallone.
Përpara se të interpretonte Rocky dhe Rambon, aktori kishte luajtur vetëm pjesë të vogla. Në njëfarë pike ai vendosi të marrë në dorë karrierën e tij dhe shkruan një histori, e lind kështu Rocky, dhe pak kohë më vonë vjen dhe veterani i luftës së Vietnamit, Rambo.
Më pas erdhën disa role të ndryshme, komedi, film aksion si “Tango & Cash” (1989), “Cliffhanger – Sfida e fundit” (1993) e “Demolition Man” (1993). Së afërmi është shfaqur në filmin “Mercenarët”, përkrah Mickey Rourke, Harrison Ford, Arnold Schwarzenegger e Mel Gibson./telegrafi