Dy lesbike janë dënuar me burgim të përjetshëm pasi janë shpallur fajtore për vrasjen e djalit të tyre dyvjeçar, derisa kanë tentuar t’ia hedhin fajin një djali tjetër.
Djali Liam Fee pësoi më shumë se 30 lëndime të jashtme kur u rrah për vdekje nga nëna e tij Rachel Fee, 31-vjeçare, dhe partnerja e saj Nyomi Fee, 29-vjeçare, ka bërë të ditur gjykata në qytetin Glenrothes të Skocisë, raporton Daily Mail.
Para vendimit të gjykatës, çifti kishte bërë kërkime në Google nëse “gratë mund të jenë në burg së bashku”. Ato janë shpallur fajtore pas gjykimit që zgjati shtatë javë.
Nyomi Fee është urdhëruar që të vuajë së paku 24 vjet në burg, derisa nëna e Liamit, Racheli është urdhëruar që të vuajë 23 vjet e gjysmë burgim, transmeton Koha.net.
Dyshja shprehi pak emocione gjatë vendimit, derisa babai i Liamit, Joseph Johnson i shikoi çiftin e lesbikeve derisa ato u nisën për të vuajtur dënimin e vrasjes së djalit dyvjeçar.