Familja Aliu në Kumanovë ka hapur dyert e mortit.
Të afërm dhe shqiptarë të Kumanovës dhe të trojevë të tjera shqiptare ngushëllojnë prindërit e 4 – vjecarit, Almir.
Në një intervistë për Klan Kosovën, babai i vogëlushit të vrarë nga thotë se nuk e njihte autorin. Sipas tij, konflikti nisi në spitalin e Kumanovës ku ai i kishte lëshuar radhën një rasti urgjent, i cili ngjalli zemërimin e maqedonasit, Iliç.
I përlotur për humbjen e djalit të tij, Sedat Aliu kërkon vetëm drejtësi për autorin e vrasjes së djalit të tij.
Një kamera sigurie në një rrugë pranë spitalit të Kumanoves ka fiksuar çastin, kur maqedonasi vret në mënyrë barbare 4 – vjeçarin.
Ai i vërsulet me tërbim familjes shqiptare të vogëlushit, pasi më parë i kishte fyer pas një sherri banal. Gjykata e ka lënë vrasësin e 4 – vjeçarit shqiptar në burg për 30 ditë, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Tv Klan