Përmes një skeme ku shpjegohet me detaje dhe disa fotove të shkëputura nga kamerat e sigurisë policia ka shpjeguar grabitjen e djeshme në Rinas. Siç shohim në këto foto, duket vetëm makina e grabitësve dhe asnjë person tjetër nga policia private apo punonjës të aeroportit në momentin e ngjarjes.
Fotot e sekuestruara nga grupi hetimor, tregojnë se grabitësit e kanë pasur kaq të thjeshtë marrjen e shumës së madhe të parave në mes të aeroportit ndërkombëtar.
Siç shihet në fotot më poshtë, një person me jelek të ngjashëm me ato të punonjësve të aeroportit (portokalli me vija fosforishente) ka prerë drynin e portës. Makina me tre grabitës brenda ka hyrë lehtësisht (makina vishnje në rreth) më pas ka dalë po nga e njëjta rrugë. Nuk ka ka pasur të shtëna në pistë dhe as rezistencë nga rojet e sigurisë private. Shihni grafikën dhe fotot më poshtë.
1.Personi që pret drynin e portës2.Momenti i hyrjes së makinës në pistë3. Grabitësit i drejtohen makinës së blinduar ku ndodhen paratë
4. Momenti i largimit
Grafika e policisë që shpjegon ngjarjen