Në lidhje me grabitjen e djeshmë në Rinas, Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat ku njofton se shuma e grabitur është më pak se 1 milionë euro. Sipas drejtuesit të lartë, Hodaj, policia është njoftuar nga aeroporti me 15 minuta vonesë.
Ngjarja sipas Policisë së Shtetit
Në orës 14:23, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës, portë e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët. Ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip Mercedes Benz me ngjyre vishnje. Autorët janë futur me makine në vendqëndrimin e automjeteve te sherbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.
Në orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri.
Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë.
Në orën 14:33, 10 minuta pas thyerjes së sigurisë së rrethimit të jashtëm të aereoportit, Salla Operative e Policisë Tiranë njoftohet nga ODM (Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit), se persona të armatosur kanë hyrë me automjet brenda territorit të pistës së avionëve dhe kanë kryer një grabitje.
Menjëherë me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve duke konstatuar një automjet tip MercedeS Benz i cili po digjej.
Në ndjekie të autorëve janë vënë forcat Renea, Fnsh, forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit Kruje, dhe specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.
Gjithashtu është ngritur në fluturim me efektiva të policisë Renea helikopteri i Policisë për krehjen e zonës nga ajri.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka vazhduar puna për zbulimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.
Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke, të armatosur me armë automatike të llojit kallashnikov, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi valute të kartëmonedhave të ndryshme, të deklaruar më pak se 1 milion Euro, ne automjetin tip Blind te shoqërisë SH.P.S.F. “Nazeri 2000”.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëshmitë e marra deri tani dhe të gjitha të dhënat paraprake hetimore, autorën nuk kanë qëlluar me armë.
Reagimi i Policisë ka qenë i menjehershëm pas njoftimit të dhënë, megjithëse sipas regjistrave, është njoftuar rreth 10 minuta pas hyrjes së makinës dhe 5 minuta pasi autoret jane larguar nga rrethimi i aeroportit.