Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë grabitësit e vërtetë sot në aeroportin e Shqipërisë?

2016/06/30 at 8:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush janë grabitësit e vërtetë sot në aeroportin e Shqipërisë?

Nga Dritan Laci

Në 18 muaj janë grabitur, bashkë me të sotmen, plot 5 milion euro në tre supergrabitje spektakolare. Asnjë shkrehje arme. Asnjë i vrarë apo i plagosur. Asnjë tentativë qoftë edhe më minimalistja për të reaguar. Të gjitha të kryera ne prani të kamerave të sigurisë. Të gjitha në ambiente super të populluara nga policia, kamerat, security dhe banditë qe vijnë e ikin nga bankat dhe aeroporti me thasë me lekë, si të ishin fantazma dhe jo qenie njerëzore me identikit, me ID, gjurmë gishtash, pehash flokësh e me radhë.

Aq sa sot e kemi të vështirë të tregohemi kaq naiv sa të besojmë se tre leshko grabitës, a ca më shumë në rastet e mëparshme, janë kaq të aftë të thyejnë një bankë, një aeroport, ditën per diell, pa u ndihmuar nga një strukturë e mirëfilltë mafioze, me gjasa me fije që mbërrijnë deri lart në pushtet.

Aq sa edhe më naivi në rruzull do të ngrinte disa pikëpyetje.

Kush do të guxonte 20 vite burg të grabiste aeroportin, pa pasur një mbeshtetje të fortë nga pas?

Kush do të guxonte të ndeshej me policë të armatosur në aeroport dhe të humbiste qoftë edhe jetën në një përplasje fizike të mundshme gjatë grabitjes, pas pasur mbështetje të fortë nga pas?

Kush do të guxonte të sharronte aeroportin në mes të ditës, pa pasur mbështetje nga pas?

Kush do të guxonte të hynte me maskë në aeroport në sy të kamerave dhe gjindjes pa pasur një mbështetje nga pas?

Kush? Kush? Kush?

Kush kur as kamikazët e Stambollit nuk guxuan të vendosnin maska, sepse automatikisht maska në një ambient të tillë do të thotë objekt i paidentifikuar me precedencë për tu neutralizuar pa paralajmërim

Por kush po i organizon këto supergrabitje?

Kush po i fsheh banditët?

Ku po shkojnë paratë?

Kush po i përdor këto para?

Si është e mundur që askush nuk shikon, askush nuk dëgjon, askush nuk vepron…

Të paaftë apo të aftë që kanë marrë detyrën të jenë të paaftë?!

Do kemi prapë një deklaratë: “Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

A kemi të bëjmë me një organizatë të strukturuar bashkëpunëtorësh?

A mund të jemi kaq naivë sa të besojme qe tre lapangjozë të marrin guximin të thyejnë aeroportin dy ditë pas ngjarjeve në Stamboll pa pëlqimin e një organizate mafioze që fillon vertikalisht nga pushteti dhe zbret deri në strukturat drejtuese të aeroportit deri të zbatuesit e vegjël…..

A është kjo grabitje e sotme thjesht një hajdutëri kartmonedhash, apo duhet ta mendojmë edhe si një akt mirëfilltazi të pashpallur lufte, për sa kohë është thyer siguria e aeroportit kryesor të vendit.

A nuk është ky akt i sotëm një pushtim pa luftë i aeroportit të vetëm të vendit. Po të mendojmë që thyerja e protokollit të sigurisë së aeroportit të një vendi që përfshihet në pikat strategjike, është mirëfilltazi pushtim dhe cënim i rëndë i sovranitetit të një vendi.

Pse nuk reagon kryeministri Rama?

Ku statusi i tij i fundit daton para tre orësh; citoj Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptare për Dirito Fisso dhe taksën e qarkullimit. Grazie Renzo.

Z. Kryeministër të është thyer siguria e aeroportit te vetëm ndërkombetar që ke.

Dhe ti nuk shkruan qoftë edhe një fjalë të vetme.

Tani po dyshoj fort nëse je mirë. Të paktën ashtu si na qetësove dy netë më parë, na thuaj edhe tani që je mirë, mos na lej me zemër të ngrirë.

Po ministri i Brendshem pse nuk reagon. Si mund të heshtë në një situatë të tillë?

Po Presidenti i Republikës, a duhet ta kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë?

Po sikur larg qoftë këta të mos ishin thjesht ca grabitës, por të ishin terroristë që mund të rrëmbenin avionët në pistë? A duhet të kishit reaguar po kaq fuqimisht?

Ju sugjerojmë

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

24 Maj, 2025 6:41 pm
Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
Rajoni

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

24 Maj, 2025 6:14 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Para
Kroacia vendos mur të pakalueshëm në kufi me Serbinë

Kroacia vendos mur të pakalueshëm në kufi me Serbinë

Rrëfimi i heroinës shqiptare që rrezikoi jetën për të shpëtuar një fëmijë

Rrëfimi i heroinës shqiptare që rrezikoi jetën për të shpëtuar një fëmijë

Dhuna në Bashkinë e Himarës, Neranxi mesazh zv/Drejtorit të Policisë

Dhuna në Bashkinë e Himarës, Neranxi mesazh zv/Drejtorit të Policisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
24 Maj, 2025

Veriu këtë prag veror e ka çelur me Lezhën, mes një atmosfere festive ku muzika dhe ushqimi i mirë, tradicional...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
24 Maj, 2025

Në një takim të veçantë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur familjen shqiptare...

Lexo më shumë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
24 Maj, 2025

Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij...

Lexo më shumë

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
24 Maj, 2025

Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com