Në operacionin të njëkohshëm në 16 adresa në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Atatürk, janë arrestuar 13 persona, në mesin e të cilëve 3 janë shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency .
Sipas informacioneve të marra, Ekipet e Departamentit të Anti-terrorit pranë Drejtorisë së Sigurisë, në lidhje me sulmin terrorist në aeroport sot në mëngjes kanë kryer operacion të njëkohëshëm ndaj 16 adresave në qytet.
Gjatë operacionit janë arrestuar 13 persona, në mesin e të cilëve 3 janë shtetas të huaj.
Pas kryerjes së kontrolleve shëndetësore në spital, të dyshuarit janë dërguar në kampusin Vatan të Drejtorisë së Sigurisë së Stambollit, ku edhe është duke vazhduar procedura ndaj tyre.