Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën arrest me burg për ish – drejtuesin e Hipotekës së Shkodrës, dy zyrtarë të saj, një notere, si dhe 3 persona të tjerë.
Të gjithë këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë fallsifikuar dokumente pronësorë të rreth 15 mijë metra katrorë tokë, në zonën e Velipojës.
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Besar Kali, jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Spartak Haxhiaj, hartograf pranë ZVRPP Shkodër, i proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale dhe noteren Valbona Hajdari, ndërsa Ilir Nikleka, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Shkodër, aktualisht është shpallur në kërkim.
Të përfshirë në këtë çështje, sipas Prokurorisë, janë dhe Rrok Lushi, përfitues i sipërfaqes 15.000 m2, të sekuestruar tashmë, Adem Mlloja, i dyshuar si fallsifikator të dokumentit pronësor dhe Ylber Mlloja, i dyshuar si fallsifikator të dokumentit pronësor, të tre me akuzën për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”./Klan