Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata dënon me burg hajduten që vodhi gruan e nëndrejtorit të Policisë

2016/06/28 at 12:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata dënon me burg hajduten që vodhi gruan e nëndrejtorit të Policisë

Gjykata ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg Rozalinda Konomin, gruaja që tentoi të grabiste bashkëshorten e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Ishte vetë Çipa që e arrestoi Konomin, duke përpiluar edhe procesverbalin e arrestit. Pas arrestimit, hetimi zbuloi se Konomi kishte kryer edhe të paktën shtatë vjedhje të tjera, kryesisht pranë butikëve.

Rozalina Konomi, 41 vjeçe, është arrestuar në datën 28 shkurt 2016 në Tiranë.

E pandehura krimin e parë e ka kryer në datën 12 janar 2016, në orën 10:00.

Sipas Prokurorisë, në këtë kohë Rozalina Konomi i ka vjedhur çantën shtetases M. Lekgjonaj, duke arritur të përvetësojë një “iPhone3” dhe 30 mijë lekë të rinj.

Autorja e krimit ka rrëmbyer edhe varësen nga qafa e gruas së dëmtuar dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i grabitjes. Në datën 13 shkurt 2016, rreth orës 15:30, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi “ka goditur” në bulevardin “Zogu i Parë”.

Ajo ka vjedhur çantën e shtetases Elona V., në të cilën ka marrë 5 mijë lekë të rinj, 50 euro dhe sende personale të gruas së dëmtuar.

Kjo ngjarje, sipas Prokurorisë, është dokumentuar nga pamjet e kamerave që kanë filmuar Rozalina Konomin si autore të vjedhjes.

Po në datën 13 shkurt 2016, rreth orës 22:00, te rruga “Myslym Shyri” e dyshuara ka vepruar përsëri.

Ajo i ka marrë portofolin shtetases E.Cani, ku ka përvetë- suar një varëse sermi, 8 mijë lekë të rinj, disa euro, një patentë dhe sende të tjera personale.

Edhe kjo ngjarje, sipas Prokurorisë, është filmuar nga kamerat në vendin e krimit.

Katër ditë më vonë, më 17 shkurt 2016, në orën 18:30 në rrugën “Mine Peza” pranë UKT-së, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi ka vjedhur çantën e Shpresa B., ku ka përvetësuar 25 mijë lekë të vjetër, aparatin celular, çelësat e makinës dhe sende të tjera personale. Prokuroria bën me dije se këtë ngjarje e ka pranuar edhe vetë e dyshuara.

Në vazhdim të aktivitetit të saj, sipas Akuzës, Rozalina Konomi ka kryer vjedhje tjetër në datën 20 shkurt 2016.

Në orën 15:00 të kësaj date, në rrugën “Reshit Petrela”, 41-vjeçarja ka vjedhur çantën e shtetases Blerta M., ku ka marrë 28 mijë lekë të vjetër, abone autobusi dhe sende personale.

Edhe ky rast vjedhjeje, sipas Prokurorisë, është filmuar nga kamerat e zonës dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura.

Në datën 26 shkurt 2016, rreth orës 16:00, e akuzuara, sipas Prokurorisë, ka vjedhur portofolin e shtetasit Kostandin N. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, ku autorja e krimit ka përvetësuar 600 euro dhe rreth 100 mijë lekë të vjetër, një kartë identiteti, një palë syze etj.

Të nesërmen, në datën 27 shkurt 2016, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi ka kryer vjedhjen e çantës së shtetases Ana P., rreth orës 12:30 të asaj dite.

Ndërsa merrte 20 mijë lekë të vjetër në çantën e të dëmtuarës, atë ditë, sipas Prokurorisë, ka ndodhur edhe arrestimi në flagrancë i 41-vjeçares Rozalina Konomi me akuzën e vjedhjes.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria ka dorëzuar dosjen në Gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj të dyshuarës për shtatë vjedhje çantash në kryeqytet.

E akuzuara në Tiranë mësohet se është arrestuar për vjedhje edhe në Fier në shtator të vitit 2015. Asokohe ajo ishte akuzuar për grabitje celularësh./Panorama 

Ju sugjerojmë

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Para
Aksidenti i fëmijëve në Kavajë, dalin nga burgu gjithë zyrtarët e ARRSH-së

Aksidenti i fëmijëve në Kavajë, dalin nga burgu gjithë zyrtarët e ARRSH-së

“Skifterat” thyejnë zyrën e gjendjes civile, ja sa lekë vodhën

"Skifterat" thyejnë zyrën e gjendjes civile, ja sa lekë vodhën

Kërkesa e Lilës për Zvicrën në Europian

Rrëfimi i Andi Lilës: Ja çfarë ndodhi në fushë me Pol Pogba

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
18 Maj, 2025

Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve...

Lexo më shumë

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
18 Maj, 2025

“E Diela Ndryshe” e përfundoi me sukses misionin e parë javën e kaluar dhe ai i radhës e dërgon në Eminas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com