A është bërë Britania e Madhe më raciste, që kur vendosi të largohet nga Bashkimi Evropian?
“Ne flasim siç duhet anglishten”, i drejtohet një britanik një qytetari tjetër, që po ashtu është britanik por që familja e tij ka migruar prej kohësh nga Polonia në Britani të Madhe. Ndërkaq, ai ia kthen se “unë kam lindur në këtë vend”.
Prej referendumit të mbajtur, për të dalë apo qëndruar në BE, janë shtuar rastet e sulemve raciste, shkruan lajmi.net.
Britania votoi për të dalë nga BE-ja, pas një fushate të madhe, që ishte e fokusuar në çështjen e emigracionit.
Në Londër, në një lagje të banuar nga polakët, janë shkruajtur grafite raciste ku nuk janë sulmuar vetëm komuniteti polak por edhe të tjerët.
Këshilli i myslimanëve në Britani, ka raportuar mbi 100 incidente me përmbajtje raciste, që prej se britanikët votuan për Brexit.
“Të huajt kanë 48 orë të largohen nga vendi”, është njëri prej statuseve të shumta në rrjetet sociale, ndërkaq në britanik tjetër ka zgjedhur që në bluzën e tij të shkruaj këtë mesazh “Kemi fituar, prandaj ju të huaj shporruni nga Britania e Madhe”.