Një ditë pas finales së madhe të “Top Awards 1” dhe pas zhurmës së krijuar prej tij, Noizy flet sot për herë të parë në një intervistë për revistawho.com.
Pse e bojkotoi ngjarjen e muzikës moderne dhe çfarë e provokoi atë reagim të ashpër nga ana e tij për moderatorin dhe autorin e spektaklit, Ledion Liço.
Reperi i suksesshëm që numëron dhjetëra hite dhe është ndër më të preferuarit e audiencës përgjigjet si më poshtë…
Pse u tërhoqe nga “Top Awards”?
U tërhoqa, sepse mora vesh se kush do marrë çmime dhe nga sa do merrnin për kokë.
Pse reagove aq keq ndaj komentit të Ledionit?
“Nëse qeni nuk të nguc leje të eci n’rrugë t’vet, por ti e provokon dhe tash po bërtet: ku ku medet çfar’ e gjeti kët’ milet, knej e gjujn gurin knej thojn mos se m’vret”…
Përgjigjen e gjeni në këtë pjesë të këngës sime.
Nuk ke frikë që me atë deklaratë prish marrëdhëniet me një nga mediat më të fuqishme në vend?
Nëse “Top Channel” varet nga Ledioni atëherë le të prishet marrëdhënia. S’më kanë bërë televizionet, e as radiot e gazetat. Më ka bërë puna, ky që jam sot.
Pse nuk i ke të mira marrëdhëniet me festivalet?
Unë nuk fus miq e as dashnoret e mia për të fituar çmime. Unë jam tepër i thjeshtë, madje shumicën e kohës vishem me tuta.