Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja/ Vrasja e policit Basha në Lazarat, ja akuzat për “grupin e zjarrit”

2016/06/25 at 3:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja/ Vrasja e policit Basha në Lazarat, ja akuzat për “grupin e zjarrit”

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha.


Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha.

Pesë të pandehur akuzohen për “vrasjen e punonjësit të policisë”, si edhe “vrasje e punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë 5 herë e armëmbajtje pa leje

Ndërsa 6 persona të tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e shtetasve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-­24 qershor 2015.

Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policinë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike cannabis sattiva, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë një vit më parë (në vitin 2014).

Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra.

Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

AKUZAT

1. Arbjon Aliko, i dtl. 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,

2. Alban Aliko, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja eveprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

3. Bajram Bocia, dtl. 1993, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

4. Elvis Bocia, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

5. Elson Kazma, i dtl 1999, lindur dhe banues në fshatin Lazarat ­Gjirokastër, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,

6. Xhulio Malo, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

7. Klodian Selimi, i dtl. 1986, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

8. Oltian Proko, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;

1. Dervish Gaba, i dtl 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

2. Ruhan Hiraj, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

3. Iljaz Xhaferaj, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Etrit Berisha flet për të ardhmen e tij: Jo më rezervë te Lacio

Etrit Berisha flet për të ardhmen e tij: Jo më rezervë te Lacio

Ja hajduti më i frikshëm i Tiranës, vodhi me dhjetra banesa me kaçavidë

Ja hajduti më i frikshëm i Tiranës, vodhi me dhjetra banesa me kaçavidë

Zvicër-Poloni 0-1/ Pjesa e parë mbyllet në avantazh të polakëve

Zvicër-Poloni 0-1/ Pjesa e parë mbyllet në avantazh të polakëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com