Italia me humbjen ndaj Irlandës nxori Turqinë jashtë Kampionatit Evropian, ndërsa këta të fundit kanë vendosur të mos konsumojnë produkte italiane
Ndonëse kjo duket si një lojë, çdo gjë ka marrë rrugën e seriozitetit.
Në një numër të madh mediash turke ka nisur një fushatë për të bojkotuar produktet italiane, duke filluar nga picat.
“Të mos e hamë më picën italiane”. Ky është slogani i këtyre orëve të fundit në Turqi. “Ne kemi qenë viktima të rregullores së UEFA-s dhe kjo formulë duhet të ndryshojë sa më shpejt”, shkruan ish-futbollisti i Kombëtares, Ridvan Dilmen.