Dënohet me 12 vjet burg shqiptari 31-vjeçar Ylber Ceni, i cili u kap një vit më parë në Angli me 52 kg kokainë, me vlerë rreth 5 milionë paund.
31-vjeçari shqiptar u arrestua në 21 korrik të vitit të kaluar, në një qytezë në jug të Londrës, pasi në makinën e tij “Mercedes C-Class” u zbuluan 15 kg lëndë narkotike.
Pas kontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën edhe 37 kg kokainë të tjera, me një pastërti nga 70 deri në 90 për qind, raporton panorama.
Sipas detektivit Liam Hurley, të Task Forcës Qendrore në Policinë Metropolitane, “droga sasi ishte destinuar për tregun londinez dhe më gjerë”.