Dy anije peshkimi në Durrës që kanë dalë nga rada ditën e djeshme, kanë humbur kontaktet që prej ditës së martë. Këtë lajm e bën të ditur kapiteneria e Durrësit. Anijet e peshkimit me 3-4 anëtarë në bord janë “Çelepia” dhe “Qamili”. Kontakti i fundit me këto anije kanë qenë pasditen e djeshme. Anija e peshkimit “Çelepia” drejtohet nga kapiten Dhimitër Malja dhe motorrist Luan Mema, ndërsa marinar ështëMuhamed Selami. Anija ka dalë nga porti i Durrësit më 18 qershor dhe denoncimi për humbjen e anijes është bërë nga pronari i tyre.