Policia italiane ka ndaluar 10 persona, për organizim kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni, në krahinat e Napolit dhe Caserta të Italisë.
Ndaj tyre është lëshuar urdhri i paraburgimit nga Prokuroria, pas një hetimi për një rrjet prostitucioni përgjatë bregdetit të Domicianit. Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë dhe italianë.
Sipas hetuesve, organizata kriminale është përgatitur për të zgjedhur vajza për ushtrimin e prostitucionit, duke caktuar vendet dhe më pas duke ndarë të ardhurat.
Gjithashtu mësohet se ata kanë kryer katër tentativa për të grabitur gra italiane dhe rumune, të cilat kishin patur kërkesë të punonin kundrejt 500 eurove në muaj./Klan