Në prag të daljes nga faza e grupeve në Euro 2016, Shqipëria ka nevojë për një fitore ndaj Rumanisë nëse dëshiron të shkojë tutje në fazat eliminuese.
Madje, as edhe vetëm fitorja mund të mos jetë e mjaftueshme për të kaluar tutje. Dhe me një diferencë golash prej -3, Shqipëria mund të ketë nevojë për disa gola më shumë.
Gazeta Express ka shikuar se çfarë ka nevojë të ndryshojë Shqipëria, në mënyrë që gjasat për të kaluar tutje të jenë më të mëdha.
Dikush duhet të shënojë!
Shkëlzen Gashi humbi një shans ideal kundër Zvicrës, dhe Shqipëria e tronditi edhe Hugo Lorisin kur u përball me Francën. Me lojtarë që nuk kanë më shumë se pesë gola ndërkombëtare, do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Rumanisë. Trajneri Gianni De Biasi duhet të luajë me dy lojtarë në sulm dhe lojtarët e krahut t’i çojë përpara për ta vënë të paktën nën presion mbrojtjen rumune.
Një mbrojtje më e shtrënguar!
Nëse Shqipëria e pranon golin e parë, atëherë rruga e tyre në Euro mund të përfundojë. Mbrojtja në shumicën e rasteve ka qenë e fortë, por markimi në disa momente ka qenë i dobët.
Fabian Schar kërkonte me ngulm golin e parë për Zvicrën në lojën e parë, dhe Griezmann nuk u pengua të shënonte një gol të vonshëm për Francën. Kapiteni Lorik Cana do të rikthehet nga pezullimi dhe ai duhet të sigurohet se mbrojtja do t’i përmbush detyrat e saj në një ndeshje vendimtare si kjo.
Më shumë lojtarë në zonën e rrezikshme
Me sulmin e dobët të Shqipërisë, De Biasi mund t’i inkurajojë lojtarët e mesfushës që të hynë në zonën e rrezikshme dhe të shpresojnë për më shumë fat. Nëse i shikojmë dy golat e Anglisë kundër Uellsit, ato erdhën për shkak se anglezët e mbushën zonën e rrezikshme.
Mbrojtësve u duhet që të shkojnë pak përpara për t’i zënë mesfushorët, dhe të dërgojnë topa në zonën e rrezikshme për ta sulmuar Rumaninë. Gjëja e fundit që De Biasi do të dëshirojë nga kjo ndeshje për Shqipërinë është që vetëm të shënojë golin e parë ndonjëherë në Kampionatin Evropian. /Gazeta Express