Nëse Shqipëria mund Rumaninë, dhe kualifikohet për në turin tjetër, atëherë në 1/8 e finales do ta priste një kundërshtar shumë i fortë.
Si e treta nga grupi A, kuqezinjtë do të duhej të takoheshin me vendin e parë të grupit C, në të cilin me shumë gjasë mund të përfundojë Gjermania, edhe pse Polonia ndodhet me pikë të njëjta me gjermanët.
Kundërshtari tjetër është lideri i grupit B, që momentalisht kryesohet nga Anglia.
Anglezët me shumë gjasë mund të përfundojnë në vendin e parë.