Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Britani, ndërron jetë deputetja laburiste. U qëllua me armë e me thikë

2016/06/16 at 6:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Britani, ndërron jetë deputetja laburiste. U qëllua me armë e me thikë

Një deputete britanike ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë dhe me thikë gjatë një sulmi të ndodhur në zonën e saj elektorale. Dëshmitarë të ngjarjes thanë se Jo Cox, 41 vjeç dhe që përfaqëson laburistët në Parlamentin britanik nga zona e “Batley and Spen”, mbeti e shtrirë përtokë dhe e gjakur nga agresori i saj. Një tjetër person mbeti i plagosur lehtë.

Megjithatë, një 52-vjeçar është arrestuar pranë “Market Street” të Birstall, sipas asaj që bën të ditur policia e “West Yorkshire”. Deputetja ishte duke zhvilluar një mbledhje këshilluese të përjavshme. Edhe ndihmësi i Cox-it konfirmoi sulmin ndaj saj.

Deputetja laburiste, e cila bën fushatë kundër daljes së Britanisë nga BE-ja, u dërgua me ambulancë drejt Infermierisë së Përgjithshme të Leedsit, ku gjendeshin edhe forca të armatosura policore jashtë ambienteve, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Dëshmitari Hithem Ben Abdallah tha se 41-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, mbeti e shtrirë dhe e gjakosur në rrugë, pas incidentit. Pas një grindjeje të shkurtër me dikë tjetër, sipas dëshmitarit, agresori bëri një hap prapa dhe më pas në këtë përplasje u përfshi edhe deputetja. Abdallah thotë se arma ishte “e punuar me dorë”, ndërsa personi tjetër që po grindej me agresorin vijoi përleshjen edhe pasi pa armën.

“Agresori bëri një hap prapa dhe nxorri armën. Qëlloi dy herë dhe më pas vijonte të shihte nga toka. E goditi deputeten teksa mbeti e shtrirë”, tha ai. Bashkëshorti i saj, Brendan, thjesht sa publikoi foton e saj në rrjetet sociale.

Jeremy Corbyn, kreu i laburistëve shkroi “online” se “kishte mbetur tërësisht i shokuar nga lajmi i sulmit” dhe se “mendimet e të gjithë Partisë Laburiste” ishin në këtë moment me zonjën Cox. Edhe kryeministri David Cameron shkroi në “Twitter” duke shprehur shqetësimin e tij. “Mendimet dhe lutjet tona janë me Jo dhe me familjen e saj”.

Zonja Cox, e cila është lindur në Batley, u zgjodh deputete në vitin 2015. Ajo është arsimuar në “Heckmondwike Grammar School” dhe diplomuar nga “Cambridge University” në vitin 1995./T.CH

Ju sugjerojmë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
Kronikë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

16 Qershor, 2025 8:20 pm
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
Politikë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

16 Qershor, 2025 8:00 pm
Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
Kryesore

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

16 Qershor, 2025 7:43 pm
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
Sport

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

16 Qershor, 2025 7:23 pm
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
Para
Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

Facebook zhduk tekstet, në të ardhmen vetëm video

Facebook zhduk tekstet, në të ardhmen vetëm video

Punonjësi i morgut: Bëj seks me kufomat, që të mos kem më frikë prej tyre

Punonjësi i morgut: Bëj seks me kufomat, që të mos kem më frikë prej tyre

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
16 Qershor, 2025

Mbytet një turist në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur ndërsa ishte duke u larë në det. Turistja...

Lexo më shumë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
16 Qershor, 2025

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me Presidentin e...

Lexo më shumë

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
16 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqiërisë, Bajram Begaj ka mbajtur një deklaratë të përbashkët përmbyllëse për shtyp me homologët e tij...

Lexo më shumë

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
16 Qershor, 2025

Laura Fazliu ka shkëlqyer sërish në arenën botërore të xhudos, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com