Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falsifikoi firmën e Konomit për tokën, Gjykata: S’ka lidhje me vrasjen

2016/06/16 at 4:05 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Falsifikoi firmën e Konomit për tokën, Gjykata: S’ka lidhje me vrasjen

Mes prokurorisë së Vlorës dhe Gjykatës së këtij rrethi duket se ka lindur një konflikt. Dy ditë pas daljes në “skenë” të emrit të ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në rastin e një falsifikimi për një pronë në Zvërnec ka reaguar Gjykata e këtij rrethi.


Në njoftimin për mediat theksohet se falsifikimi i firmës së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, nuk ka lidhje me vrasjen e tij. Në njoftim theksohet se në atë kohë Konomi nuk ka qenë gjykatës.

Skënder Haluci, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë madje akuzon edhe median se ka bërë aludime në lidhje me vrasjen e Konomit duke e lidhur me këtë rast.

Në datën 14 qershor prokuroria e qytetit bregdetar njoftoi për sekuestrimin e 89 hektarë tokë në Zvërnec , vlera e së cilës përllogaritet 110 milionë euro. Nga hetimet ka rezultuar se Raimond Mezi e ka marrë pronësinë e tokës, duke falsifikuar firmat, ndër to dhe atë të Skerdilajd Konomit.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit mediatike, në lidhje me ecurinë e hetimeve të filluara nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, që lidhen me dyshimet e arsyeshme të kryerjes nga ana e personave përgjegjës, të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, që kanë të bëjnë me titujt e pronësisë mbi sipërfaqe të caktuara tokë, të ndodhura në qytetin e Vlorës. Së pari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, shpreh dhe rikonfirmon edhe një herë inkurajimin dhe bashkëpunimin më të ngushtë institucional me organin e prokurorisë, që jo vetëm në rastet e bëra mediatike, por edhe në eventualitetin e evidentimit të rasteve të tjera analoge, për zhvillimin e një hetimi të plotë, profesional, objektiv dhe të gjithanshëm, në respekt të parimeve kushtetuese të shtetit të së drejtës, ushtrimit të ndjekjes penale sipas parimit të ligjshmërisë, si dhe transparencës dhe të drejtës për informim, me qëllim vënien përpara drejtësisë të çdo personi, pavarësisht statusit apo cilësisë së tij.

Duke marrë shkas nga disa publikime në median e shkruar dhe atë vizive, në lidhje me rastin më të fundit të zbuluar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, të dyshimeve të arsyeshme të krijuara mbi falsifikimin e titujve të pronësisë mbi një sipërfaqe toke, të ndodhur në zonën e “Zvërnecit”, ku midis të tjerave, ka rezultuar edhe një vendim gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i vitit 2003, i dyshuar se është nënshkruar nga ana e kolegut, të ndjerit z. Skerdilajd Konomi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, në respekt të të drejtës themelore kushtetuese për informimin e publikut, etikës profesionale, si dhe në respekt të normave dhe parimeve të përgjithshme të moralit dhe dinjitetit njerëzor, realizon këtë njoftim për median e shkruar dhe atë vizive, duke sqaruar si më poshtë: Se prezenca e një vendimi gjyqësor, i dyshuar se, është dhënë nga ana e kolegut, të ndjerit z. Skerdilajd Konomi, në vitin 2003, periudhë kohore në të cilën i ndjeri z. Skerdilajd Konomi nuk ka ushtruar funksionin kushtetues të gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka ardhur si rezultat i tërësisë së veprimeve hetimore të kryera nga ana e organit të prokurorisë, në funksion të procedimit penal të nisur si më sipër, për të cilat organi i prokurorisë ka tagrin kushtetues të ushtrimit të ndjekjes penale dhe vënies përpara përgjegjësisë ligjore të autorit apo autorëve të këtyre veprimeve të kundraligjshme, dhe nuk ka asnjë lidhje vdekjen tragjike të kolegut z. Skerdilajd Konomi, për të cilën, trupa gjyqësore e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjen rastin të inkurajojë sërish organet ligjzbatuese, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të paprecedent në historinë e ekzistencës së shtetit Shqiptar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon nga media e shkruar dhe ajo e vizive që të ruajnë etikën profesionale dhe vetëpërmbajtjen në raportimin e lajmit, të respektojnë kujtimin e të ndjerit, gjendjen emocionale të rëndë të familjarëve të tij dhe gjithashtu të krijojnë klimën e përshtatshme për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm për organet e ndjekjes penale.

Gjykata vlerëson se, çdo aludim konspirativ dhe subjektiv mbi vrasjen e të ndjerit dhe aktivitetit penal nën hetim krijon premisat dhe cenon çdo vlerë njerëzore dhe shtetërore të sjellë në vëmendje më lart.

Së fundmi, duke qënë e vetëdijshme për rolin e pazëvëndësueshëm dhe themelor që ka pushteti mediatik, në një shtet demokratik dhe të së drejtës, në funksion të garantimit të të drejtës themelore për informimin e publikut, si dhe duke shprehur të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimin institucional për misionin dhe veprimtarinë e përditshme të medias së shkruar dhe asaj vizive në Shqiëpri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbetet e hapur dhe e gatshme që në vijim, të ofrojë mbështetjen dhe të mirëpres çfarëdo forme bashkëpunimi institucional me organet mediatike, në respekt të plotë të normave dhe parimeve kushtetuese dhe ligjore që rregullojnë këtë raport. Me respekt dhe konsideratë të lartë, SKËNDER HALUCI KRYETAR I GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR VLORË /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Para
Foto-lajm/ Miss Luksemburgu përkrahu Shqipërinë në stadium

Foto-lajm/ Miss Luksemburgu përkrahu Shqipërinë në stadium

Mediat franceze: “Vajza shqiptare kthehuni kur të doni”

Mediat franceze: "Vajza shqiptare kthehuni kur të doni"

Rriten shpresat për fitore, Rumania me mungesa përballë Shqipërisë

Rriten shpresat për fitore, Rumania me mungesa përballë Shqipërisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
22 Qershor, 2025

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
22 Qershor, 2025

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas sulmeve amerikane kundër centraleve bërthamore iraniane gjatë natës. Starmer...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se nuk...

Lexo më shumë

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka vlerësuar Presidentin Trump pasi forcat amerikane goditën tre lokacione bërthamore iraniane në një sulm që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com