Shqipëria ndeshjen e dytë në Evropian e luan ndaj Francës në “Velodrome” të Marseille, nesër nga ora 21:00.
Franca ka statistika fantastike kur është puna për ndeshjet e zhvilluara në “Velodrome”.
“Gjelat” humbjen e fundit në këtë stadium e kanë pësuar në vitin 2009 nga Argjentina, transmeton Panorama Sport.
Kjo është disfata e vetme e francezëve në këtë stadium, në 11 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.