Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik “Amaq” ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur në një klub nate homoseksual në Orlando, Florida.
“Sulmi i armatosur që kishte në shënjestër një klub nate homoseksualësh në qytetin e Orlandos, në shtetin amerikan të Floridës, që la më shumë se 100 persona të vdekur dhe të plagosur, është kryer nga një luftëtar i Shtetit Islamik”, njoftoi agjencia.