Autoriteti më i lartë i futbollit në Europë, UEFA ka kërcënuar që të përjashtojë nga ky kompeticion Europian një prej ekipeve pretendente siç është Anglia, por edhe Rusinë.
Ultimatumi i UEFA-s për të përjashtuar Anglinë dhe Rusinë nga Euro 2016 vjen si një masë kundër dhunës së vazhdueshme nga ana e tifozëve të dy kombëtareve.
Kërcënimi ka ardhur pasi mijëra tifozë kanë udhëtuar për në Lilë, në veri të Francës, për ët ndjekur ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Mbrëmjen e kaluar qindra tifozë të Anglisë dhe Rusisë vërshuan në rrugët e Marsejës duke hedhur shishe birre dhe karrige në zonën e Portit të Vjetër.