Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia në prag të zgjedhjeve, akuza dhe premtime. Ja panorama e plotë e fushatës

2016/12/09 at 11:57 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Maqedonia në prag të zgjedhjeve, akuza dhe premtime. Ja panorama e plotë e fushatës

Fushata elektorale në Maqedoni, që mbyllet sot karakterizohet prej akuzave të rënda mes partive politike e nuk mungojnë as tonet nacionaliste.


Në mitingjet elektorale kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, fjalimet e tij i përqendron në akuzat drejtuar kreut të opozitës, Zoran Zaev. Gruevski thotë, se në rast të fitores së Zaevit, Maqedonia do të ndahet si shtet, gjuha shqipe do të bëhet zyrtare, e me këtë, sipas tij, do të rrënohet karakteri i shtetit unik.

Lideri i opozitës Zoran Zaev, kësaj retorike të Gruevskit i është përgjigjur me vendosmërinë e tij për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e inkriminuar. Analistët për çështje ndëretnike thonë, se retorika e tillë nacionaliste është si pasojë e mungesës së ofertave konkrete për zgjidhjen e problemeve të shumta, me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë. “Është evidente që partitë çdo herë gjatë cikleve zgjedhore paraqiten me retorikë nacionaliste. Si duket partitë ende nuk kanë kuptuar se vota apo fitorja në zgjedhje nuk mund të arrihet me nxitje të tilla nacionaliste, që tanimë janë të lexuara nga populli dhe si të tilla nuk kalojnë”, thotë Vllado Dimovski, drejtues i Qendrës për Tolerancë Ndërentike.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, fton elektoratin që të dalin në votime dhe të mbështesin VMRO DPMNE-në, për të fituar 63 deputetë, si mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të ruajtur rendin kushtetues në Maqedoni, pasi, sipas tij, LSDM-ja pretendon të kundërtën.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit Gruevski i cilëson si referendum për shtet unik dhe të unifikuar, kundër dygjuhësisë dhe ripërkcaktimit të shtetit. “Kushtetuta garanton, se Maqedonia është shtet unitar. Kushtetuta e garanton që maqedonishtja është gjuha e vetme zyrtare në të gjithë territorin e republikës. Është interesi ynë që maqedonishtja të mbetet gjuha e vetme zyrtare. Dygjuhësia që Zoran Zaev ia premton shqiptarëve nuk është dygjuhësi vetëm në vendbanimet shqiptare por në tëtë teritorin e vendit”, shprehet Gruevski

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, theksoi se në këto zgjedhje do të fitojnë qytetarët. Ai ftoi qytetarët të votojnë pa frikë dhe të lajmërojnë nëse dikush i kërcënon, apo u kërkon t’ua blejë votën.

36637644_403
“Në Maqedoni do të vlejë për të gjithë njëlloj ligji, ata që kanë bërë vepra kriminale dhe korrupsion do të japin llogari. Maqedonia nuk mund të vazhdojë me të pavërteta dhe gënjeshtra, ju premtoj se e gjithë e vërteta do të zbardhet deri në fund. Nuk mund të jemi shtet e të mos e dimë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, të mos e dimë se kush i vrau katër djemtë e rinj në liqenin e Smillkovës, nuk mund të presim të jemi shtet si ato europiane, e të mos zbulohet e gjithë e vërteta e Lagjes së Trimave. Nuk mund të jemi të armiqësuar edhe me Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e Serbinë. Këtu diçka kundërmon, diçka nuk është në rregull”, deklaron kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Partitë politike parlamentare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare. Në mitingjet elektorale drejtuesit e BDI-së kanë thënë, se në pushtetin e ardhshëm të gjitha vendimet do të merren me konsensus.

E sotmja ka shumë dallim nga e kaluara, shqiptarët tanimë ndihen të sigurt në vendin e tyre, gëzojnë të drejta të shumta, ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij shqiptarët duhet të unifikohen dhe mos ta përçajnë votën, çdo votë që do të jepet për partitë oponente do të shkojë në dëm të shqiptarëve dhe do të defaktorizojë shqiptarët e Maqedonisë. “BDI është vlerë kombëtare dhe kjo vlerë duhet ruajtur e trashëguar nga brezat që vijnë, pasi në këtë parti militojnë njerëz të cilët kanë dhënë shumë për këtë vend. Unë nuk ndjej asnjë shqetësim dhe frikësim, se dikush mund të sfidojë BDI-në, pasi fitorja më datën 11 dhjetor është e padiskutueshme”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Kreu i PDSH-së Mendu Thaçi u zotua se do të angazhohet për të realizuar të gjitha të drejtat politike të shqiptarëve si dhe për të ndërprerë diskriminin ekonomik. PDSH zotohet, se do të miratojë dy ligje për amnisti. Amnisti për të burgosurit në raste të pretenduara si raste të montuara dhe aminsiti, apo falja e të gjitha borxheve që kanë shqiptarët ndaj shtetit.

“Ne e kemi ligjin për amnesti fisklale, me të cilin do t’i falim të gjitha borxhet që kanë shqiptarët ndaj shtetit. Shqiptarët do të fillojnë të paguajnë borxhe ndaj shtetit atëherë kur ky shtet do t’u jepë shqiptarëve borxhin e madh. Një miliardë e shtatëqind milionë euro të buxhetit të shtetit duhet të vijnë te shqiptarët. Ligji i dytë për amnesti, që do të sillet është zbrazja e burgjeve që janë të mbushura me shqiptarë”, thotë Thaqi.

36637664_403

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se me ardhjen e tyre në pushtet, ky shtet do të ridefinohet si një shtet i barabartë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. “25 vite politika na mashtroi, politika na uli dinjitetin tonë shiptar dhe ne nuk kemi kohë për të pritur. Prandaj ne ju garantojmë se të gjitha ato projekte, të cilat janë nevojë immediate do të realizohen. Vërtetë që këta shkatërruan gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët dhe shqiptarinë, shkatërruan arsimin tonë, shkatërruan shëndetësinë shkatërruan ekonominë, kësaj gjendjeje do t’i themi stop më 11 dhjetor”, është shprehur Kasami.

Aleanca për shqiptarët vlerëson, se kriza politike dhe shkatërrimi i ekonomisë, janë pasojë e qeverisjes së gabuar nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. “Unë dhe të gjithë shqiptarët po të themi se ti i dogje 153.000 vota, që i more në vitin 2014. Ndaj tani çdo votë që shkon për ty dhe BDI-në, është votë e djegur”, sipas Ziadin Sela kryetar i LR-PDSH-së. Sipas tij institucioni që bënë shqiptarët të barabartë në gjitha sferat, si në drejtësi, buxhet, zyrtarizim të gjuhës shqipe është institucioni i votës së lirë.

Fatos Musliu-DW



Ju sugjerojmë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Para
Foto/ Nicki Minaj shfaqet bombastike në ditëlindjen e saj të 34-t

Foto/ Nicki Minaj shfaqet bombastike në ditëlindjen e saj të 34-t

Video/ Ledri, Ermali dhe Lumi B bëhen të gjelbër dhe qesharak për t’ju uruar festa

Video/ Ledri, Ermali dhe Lumi B bëhen të gjelbër dhe qesharak për t’ju uruar festa

Botërori 2026: Presidenti i FIFA-s tregon rregullat e reja me 48 skuadra

Botërori 2026: Presidenti i FIFA-s tregon rregullat e reja me 48 skuadra
















TE FUNDIT

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
1 Qershor, 2025

Zjarri, i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është fikur. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan...

Lexo më shumë

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
1 Qershor, 2025

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
1 Qershor, 2025

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e kësaj të diele, në zonë e njohur si Ali Demi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com