Sëmundja nuk e rrëmbeu kurrë shkëndijën e fitores në sytë e tij, duke luftuar edhe atëherë kur të tjerët do të dorëzoheshin.
Presidenti amerikan Barack Obama arriti të fitojë zgjedhjet e tij dhe të drejtojë botën nga “Shtëpia e Bardhë” edhe falë një figure si boksieri Muhammad Ali, që ndërroi jetë sot në mëngjes. Presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës e ka përdorur shpesh figurën e Ali në fushatën e tij elektorale, ndaj sot ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për atë që është konsideruar si “sportisti më i madhi të gjitha kohërave”.
Në mesazhin e tij, Obama tha: “Muhammad Ali tronditi botën dhe bota sot është më e mirë falë tij”, deklaroi presidenti amerikan. Obama tregoi se pak metra jashtë dhomës ovale të presidentit janë dy dorezat e boksierit amerikan Ali, të cilat qëndrojnë përballë një fotografie të boksierit, që ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.
“Ali luftoi për atë që ishte e drejtë, u bashkua me martin Luther King dhe Nelson Mandela kur pak besonin tek ata. Nuk ka patur kurrë frikë të marrë pozita jo shumë komode në politikë, kur mendonte se kjo ishte rruga e duhur. Sëmundja e Parkinson nuk e rrëmbeu kurrë shkëndijën e fitores në sytë e tij, duke luftuar edhe atëherë kur të tjerët do të dorëzoheshin”, tha Obama