Snapchat Inc. ka më shumë se 150 milionë përdorues që e përdorin aplikacionin çdo ditë. Kjo e bën aplikacionin 4-vjeçar të mesazhimit më popullore se Twitter Inc. përsa i takon përdoruesve të përditshëm.
Snapchat është rritur vazhdimisht, ku popullaritetin më të madh e ka pasur midis të rinjve. Aplikacioni kishte 110 milionë përdoruesë aktivë në Dhjetor, thotë një burim i brendshëm i Snapchat, i cili preferon tё mos zbulojё identitetin pёr arsye informacioni, raporton Mashable.
Twitter i cili u themelua në 2006-n, ka më pak se 140 milionë përdoruesë të përditshëm, sipas një mesatareje të vlerësimeve të vëzhguara nga analistëve tё Bloomberg. Shërbimi i mesazhimeve të shpejta madje kishte një periudhë kur ishte rrjeti më i madh pas Facebook Inc., por nga ajo kohë është tejkaluar nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram, Messenger dhe WhatsApp, raporton Business Magazinë.
Twitter ka 310 milionë përdoruesë aktivë mujorë, sipas raporteve më të fundit të fitimeve. Kompania nuk tregon se sa nga këta njerëz e përdorin përditë, por në tremujorin e tretë, ajo tha se rreth 44 % e përdoruesve mujorë janë aktivë çdo ditë në 20 tregjet më të mira të Twitter.
Mesazhimi në Snapchat është “shumë modern”, ka thënë CEO i Twitter Jack Dorsey të Mërkurën në konferencën e teknologjisë Recode. Ai pranoi se Twitter ndonjëherë mund të jetë konfuzues apo armiqёsor, gjë që të cilën ai po përpiqet ta ndreqё.