Në emisionin investigativ “STOP” ka ardhur një denoncim i pazakontë. Vitori Truja 83 vjeç, nga qyteti i Vlorës, i është drejtuar Televizionit Klan për të rrëfyer një problematikë që lidhet me vjehrrën e saj, Kristina Truja. Kjo e fundit, ka lindur me 02 Mars të vitit 1894 dhe ka ndërruar jetë me 31 Mars të vitit 1971. E çuditshmja në këtë histori është se për institucionet shtetërore ajo vijon të figurojë e “gjallë” dhe është plot 122 vjeç.
Vitori Truja: “Jam një grua e moshuar 83 vjeçe, me gjithë hallet e mija që më kanë rënë, më kanë ikur dy djem, më del edhe vjehrra e gjallë që më ka vdekur me 31 Mars të vitit 1971. Shkojmë në gjendje civile për të marrë çertifikatë, Kristina del e gjallë.”