Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë rënë dakord për t’u takuar.
Burime konfidenciale të Opinion.al, bëjnë me dije se pas shkëmbimit të letrave ku Rama dhe Basha konfirmonin gatishmërinë për t’u takuar, negociatat dhe bisedimet kanë vijuar mbi modalitetet.
Ndërsa, nga ana tjetër, Kryeministria ka bërë me dije se propozimi i fundit i kreut të Qeverisë është që takimi të zhvillohet ditën e hënë, në orën 17:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Kjo pasi kreu i opozitës duket se nuk ka pranuar propozimin fillestar të Ramës për t’u takuar në Sallën e Hartave, pranë selisë së Qeverisë.