Voltana Ademi tha sot se skandali me të sëmurët mendorë nuk ka ndodhur dhe emisioni “Stop” sipas saj ka manipuluar. Ndërkohë po sot policia e Shkodrës ka ndaluar dy punonjëse të një qendre ku mbaheshin të sëmurët mendore. Ato akuzohen për shperdorim te detyres dhe dhunë ndaj pacienteve.
Drejtoresha dhe nje infermiere e Qendres së Zhvillimit Social në Shkoder u vendosen në pranga. Kjo erdhi pas investigimit te emisionit “STOP”, gjatë të cilit u transmetuan pamje të keqtrajtimit të sëmurëve mendore.
Ata mbasheshin të lidhur me zinxhire dhe të braktiur, pa ushqim, perkujdesje sociale e mjeksore. Te arrestuarit jane Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere. Për këëe edhe Prokuroria e Shkodrës ka kryer hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.
Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.
Skandali i dytë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Video e manipuluar