Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, akuzoi shefin e Komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, se po ushtron presion dhe përndjek qytetarët që protestuan një ditë më parë përballë Bashkisë së këtij qyteti.
Sipas Ristanit, duke zbatuar urdhra politikë, Lila ka dërguar policë në shkollë gjatë mësimit për të marrë me forcë mësuesin Vladimir Korriku.
PD-ja e cilësoi rastin në fjalë si dhunë dhe presion të Kryeministrit Rama për t’i mbyllur gojën qytetarëve, dhe duke dalë kështu hapur, sipas selise blu, në mbrojtje të krimit.
*Në foto Ervin Salianji në Kurbin me mësuesin Korriku dhe aktivistë të PD