Një 54-vjeçar ka mbetur viktimë e një sherri me thika mëngjesin e së hënës në kryeqytet. Kështu rreth orës 10:20, në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat, Luan Koprencka është përleshur me dy të rinj.
Alban Hyka dhe Genc Bushi kanë qenë me thika, ndërsa 54-vjeçari në përleshje ka pasur një tullë në dorë. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive banale. Po sipas policisë, autori i dyshuar i vrasjes është Alban Hyka (në foto).
Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.
Siç shihet edhe nga pamjet e TV Klan nga vendi i ngjarjes, vrasja ka ndodhur pak metra larg oborrit të shkollës së mesme “Myslym Keta”.