Këngëtarja e re britanike Karen Harding e cila u bë e famshme si pjesëmarrëse e X-Factor, kishte nderin të këndonte himnin kombëtar para 90 mijë njerëzve në finale e FA Cup.
Duke qenë se ishte hera e parë që këndonte për një publik aq të gjerë, tek këngëtarja e re ekzistonin emocione të mëdha.
Kur filloi muzika, të gjithë prisnin që Karen të fillonte të këndonte por asgjë nuk nisi.
Në fakt, Karen nuk e kishte dëgjuar muzikën, kur i dhanë shenjë të këndonte.
Edhe Wayne Rooney filloi të këndonte para se të dëgjohej në stadium zëri i Karenit.
Po ashtu edhe princi William nisi të këndonte himnin, vetëm Karen nuk ‘donte t’ia dinte’.
Ajo e këndoi pjesën tjetër të himnit kombëtar, ndërsa pas përfundimit të këngës me ironi duartrokiti duke shikuar nga kamera.