Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur që stadium i ri “Qemal Stafa” të jetë me nëjë kullë të lartë 24 kate. Debate për këtët projekt nuk ndikuan aspak vendimin e këtij këshilli që drejtohet nga Rama. Vendimi është mrrë 29.04.2016, pra para një muajii.
Stadiumi, i cili do të jetë i kategorisë së pestë, më të lartë, për nga parametrat cilësorë që do të ofrojë si stadium, por i katërt për nga kategoria për shkak të numrit të spektatorëve, do të ketë gjithashtu edhe një kullë në strukturë. Më parë u përfol se lartësia e saj do të ishte 19 kate, mirëpo në vendim është parashikuar se lartësia e saj do të jetë 24 kate mbi tokë.