Shpesh mundohemi të marrim telefonat celular më të fundit që dalin në treg. Por autoritetet shëndetësore, të huaja, japin alarmin. Sipas një studimi të bërë nga “National Toxicology Program”, ekspozimi ndaj radio-frekuencave të telefonave celularë, shton rastet me tumor sidomos te meshkujt.
Studimi ka treguar se njerëzit preken nga “gliomi”, një tip kanceri në tru. Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar përballë sasive të ndryshme të radio-frekuencave në 21 dhoma të projektuara posaçërisht. Tema e lidhjes mes celularëve dhe tumoreve ka shkaktuar edhe më herët shumë debat