Nancy Dow nëna e aktores hollivudiane, Jennifer Aniston është ndarë nga jeta.
Njoftimi është dhënë nga dy fëmijët e saj përmes një deklarate për shtyp.
“Është një ditë mjaft e trishtuar për mua dhe vëllain tim John te njoftojmë ndarjen nga jeta te nënës sonë Nancy Dow”, shkruan Jennifer Aniston. “Ajo ishte 79 vjeçare dhe shkoi e qete e rrethuar nga miqtë dhe familjaret pas një sëmundjeje te rende”.
Nancy Dow vuante qe nga viti 2011. Ajo ishte e martuar dy herë, herën e parë me Jack Melick, me të cilin ajo kishte një djalë, dhe pastaj me John Aniston. Ata u divorcuan kur aktorja ishte ende fëmijë.