Dy shqiptarë, rezidentë në Amfiza të Greqisë janë vënë në pranga nga policia greke ditën e sotme, pasi kishin ngritur një fermë të tërë kanabisi.
Sipas “Protothema.gr”, dy shqiptarët kishin prej muajsh që rritnin 13 mijë rrënjë kanabisi, e destinuar për tregun holandez.
Ata mësohet se janë të moshave 35 dhe 39 vjeç. Policia greke thotë se është duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të fermës.