Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksidenti fatal i Qerretit/ Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor

2016/05/24 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksidenti fatal i Qerretit/ Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor

Aksidenti me dy viktima e 4 të plagosur, që ndodhi të shtunën në Bajpasin e Shkozetit, i ka cuar hetimet që nisën për zbardhjen e shkaqeve të tij, sërish tek tenderi i zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 6 Janar të këtij viti.

Tenderi prej 30 milionë lekësh të reja, u fitua nga bashkimi i kompanive BE – IS dhe PIENVIS. Është i njëjti tender që u përfol në aksidentin e ndodhur më 7 Maj në autostradën Plepa – Rrogozhinë, ku si pasojë e mungesës së parmakëve mbrojtës humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos nëna e tyre bashkë me fëmijën tjetër të saj 1 vjeç.

Ky tender iu dha kompanisë PIENVIS edhe pse ajo kishte qenë në konflikt gjyqësor direkt me Autoritetin Rrugor Shqiptar pikërisht për shkak se kundështonte vendosjen e parmakëve në vendin ku ndodhi aksidenti, pasi në këtë mënyrë i mbyllej aksesi në autostradë i kësaj pike karburantit që ajo ka në pronësi.

Por teksa hetimet për këtë rast u përqendruan tek përgjegjësitë e Autoritetit Rrugor Shqiptar për moszbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës për vendosjen e parmakëve metalikë, për aksidentin e të shtunës dyshohet se kushtet e kontratës nga fituesit e tenderit janë shkelur për afera korruptive.

Për këtë qëllim çështja është marrë në dorë nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, që ka proceduar në gjendje të lirë Hamz Islamajn, aksioner i vetëm dhe administrator i BE – IS, për shkak se barrierat mbrojtëse ku u përplas makina ku udhëtonin 2 viktimat dhe 4 të plagosurit ishin të dëmtuara dhe jashtë standardit.

Hetuesit dyshojnë se firma fituese e tenderit të mirëmbajtjes së rrugës mund të ketë korruptuar drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar që të mbyllnin sytë ndaj shkeljes së standardeve të sigurisë, me qëllim përfitimin e parave të dhëna për sigurinë rrugore.

Neni 248 i kodit penal me të cilin është proceduar Islamaj përfshin “kryerjen ose moskryerjen me dashje të veprimeve në kundështim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanës sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë”.

Hetimet për zbardhjen e aksidentit të dytë rrugor me pasoja të rënda që ndodh në këtë aks brenda dy javësh, janë shtrirë sërish në zyrën e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por këtë herë, veç shpërdorimit të detyrës që çoi në pranga 3 drejtorë të këtij institucioni, burimet policore dhe të prokurorisë së Durrësit thonë se dyshohet që drejtues të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar mund të jenë përfshirë në afera korruptive. /TVKlan

Ju sugjerojmë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
A u largua nga Shqipëria për shkak të Ramës? Ja si përgjigjet Stresi

Foto/ Shikoni si ka qenë reperi Stresi në moshën 5 vjeçare

Historia e pazakontë/ Njihuni me vëllezërit që u bënë… motra

Historia e pazakontë/ Njihuni me vëllezërit që u bënë... motra

Video/ Këto janë 20 këngët më të vështira për tu kënduar

Video/ Këto janë 20 këngët më të vështira për tu kënduar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
17 Qershor, 2025

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën...

Lexo më shumë

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
17 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një fanellë të nënshkruar të Portugalisë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshin një mesazh...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com