Edward Snowden thotë se ka dëshmi të cilat tregojnë se Osama Bin Laden, lëre më që nuk është vrarë, por është duke bërë shtatë palë qejfe në Bahama.
Ai thotë se Bin Laden po ashtu vazhdon që të jetë në listën e rrogave të CIA-s, duke marrë një pagë prej 100.000 dollarësh amerikanë në muaj.
Snowden, i cili tani jeton në Rusi, ku i kanë dhënë azil politik për një vit, ka kohë që lëshon informata kontroverse, kështu që nuk dimë sa mund të jetë i vërtetë ky lajm rreth Bin Ladenit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Sido që të jetë, ai thotë se Qeveria amerikane e inskenoi vrasjen e Bin Ladenit, në mënyrë që atë të mos e kërkonte kush më, ta linin të qetë.
Dihet se Osama Bin Laden ishte agjent i CIA-s gjatë luftës kundër trupave sovjetike në Afganistan, prandaj Snowden thotë se CIA kurrë nuk do ta porosiste vrasjen e agjentëve të saj, meqë kështu do t’iu dërgonte mesazh të pakëndshëm agjentëve të tjerë të saj.