Kjo grua e fotografuar nga agjencia e fotove LSA, ka tentuar dje të futet në vilën qeveritare në zonën e Bllokut.
Ajo është ndaluar nga një gardist.
Gruaja thoshte se donte të takonte patjetër Ramën dhe Metën që ndodheshin brenda për një takim – raporton DITA.
Pasi nuk e kanë lejuar gruaja në moshë ka tentuar të hyjë gjithsesi por është ndaluar me duar nga gardisti.
Ajo është shoqëruar më pas jashtë territorit të sigurisë.