Shqipëria as që pritej të ishte këtu, teksa kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në një turne madhor si Kampionati Europian. Kualifikimi për në fazën finale të Europianit konsiderohet një arritje gjigande dhe historike. Shqipëria u kualifikua duke lënë pas Danimarkën dhe Serbinë, ndonëse ishte ndeshja kontraversale në Beograd, e fituar në tavolinë me rezultatin 3-0, pas ndërprerjes, që kaloi situatën në favor të kuqezinjve. Një tjetër fitore 3-0 në Armeni ndezi festimet me skena jubilare.
Ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi, pa asnjë kompromis, mund të jetë i përshtatshëm për këtë eveniment futbolli, por maksimumi që Shqipëria mund të synojë, është të sfidojë Rumaninë për vendin e tretë. Çdo gjë tjetër do të ishte shumë për të kërkuar. Skema dhe formacioni më i mundshëm: (451); GK: Etrit Berisha; DF: Elseid Hysaj, Berat Djimsiti, Lorik Cana, Ansi Agolli; MF: Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Ermir Lenjani; FW: Sokol Cikalleshi.
Futbollisti lider: Lorik Cana. Mbrojtësi supozohet se është futbollisti më i mirë i Shqipërisë së të gjitha kohërave dhe konsiderohet si ikona e Kombëtares. Cana do të jetë kapiteni i Shqipërisë duke e kombinuar lidershipin e tij me guximin dhe me kompozimin që i ofron eksperienca në nivelet më të larta. Trajneri: Gianni De Biasi. Italiani u emërua në vitin 2011 dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt disa rezultateve inkurajuese në kualifikueset e Kupës së Botës. Fitorja në Portugali i dha këtij ekipi startin e një fushate të paharrueshme në kualifikueset e Euro 2016, me De Biasin që ka instaluar organizim dhe besim te futbollistët e tij.