Shukri Xhelili, ish kreu i Bashkisë së Peshkopisë, pas publikimit të videoskandalit, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. “Gazeta Shqiptare” shkruan se Xhelili ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në rezervuar, në Dibër. Këtë fakt, Xhelili ua ka pohuar oficerëve të policisë në dhomat e paraburgimit. Po ashtu, ish-kryebashkiaku u ka treguar atyre se ka qenë
pikërisht bashkëshortja e tij, Tefta Xhelili, e cila e ka ndaluar këtë gjë.
“Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili
oficerëve të policisë.
Të njëjtat burime sqaruan se 56 vjeçari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm.
Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve.