Klemend Balili dhe përfshirja e tij në trafikun e ndërkombëtar të drogës, është një tjetër pikë e nxehtë e intervistës me Ministrin Tahiri. I pyetur nëse e njeh personalisht Klemend Balilin, Tahiri është përgjigjur se se kam njohur asnjëherë. “Po ta kisha njohur do ishte më mirë se SHQUPI do të thoshte se u arrestua ortaku i Saimir Tahirit, ndërsa unë do ti thosha bravo policisë
Fevziu: A figuronte ky person me precedentë penalë në Sarandë?
Tahiri: Pse duhet ta di unë?
Fevziu: Sepse ishte një drejtor i rëndësishëm në Sarandë…
Fevziu: A dini gjë ku është Klemend Balili?
Tahiri: Unë nuk jam punonjës policie
Fevziu: Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda apo Policia?
Unë di që policia ka nisur që në muajin mars një procedim penal….