Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar rasti i mungesës së kontrollit në një prej institucioneve të Shtëpisë së Fëmijës në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Shtëpinë e Fëmijës, që gjendet në qytetin e Sarandës, ku sipas dëshmive të ish – Drejtoreshës dhe të dy kujdestareve, që aktualisht punojnë aty, vajzat e mitura në moshë dalin gjatë natës duke frekuentuar lokalet e natës, e duke u shoqëruar shpesh me persona në të mëdhenj në moshë.
Shumë prej fëmijëve dalin të pashoqëruar nga kujdestarët e tyre ligjorë, ditë dhe natë, e tani që nis dhe sezoni turistik, ata enden nëpër rrugën e qyetit bregdetar, duke kërkuar lëmoshë.
Ish – Drejtoresha e këtij institucioni, e xhiruara me një kamera të fshehtë, tregon një të vërtetë shumë troditëse, se si këta të mitur jetojnë në mungesë të kontrollit. Shumë prej tyre janë duhanpirës edhe brenda Shtëpisë së Fëmijës dhe braktisin mësimin, lypin e vjedhin.
>