Kombinimi i limonit me një lugë kripë dhe një majë luge piper të zi përbën një kombinim të fuqishëm natyral që është i aftë të trajtojë disa kushte shëndetësore:
Dhimbjet e fytit
Në një gotë ujë hidhni 2 lugë gjelle lëng limoni, gjysmë luge çaji kripë dhe gjysmë luge çaji piper. Përziejini së bashku dhe bëni gargarë me lëngun e krijuar 3 herë në ditë.
Gurët e tëmthit
Në një gotë ujë hidhni 2 lugë lëng limoni dhe një majë luge kripë dhe piper. Pijeni këtë lëng esëll në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e traktit tretës dhe eleminimin e gurëve të tëmthit.
Shëron plagët e gojës
Gargara me ujë limon, kripë dhe piper do t’ju mundësojë heqjen e baktereve të këqija nga goja, do të qetësojë inflamacionin në gojë dhe do t’ju ndihmojë të shëroni plagët apo ulçërat e gojës.
Humbje peshe
ky kombinim është i aftë të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës, ndihmon në tretje dhe përshpejton procesin e djegies së yndyrës.
Qetëson dhimbjet e dhëmbit
Gargara që ju përmendëm më sipër është shumë efektive në qetësimin e dhimbjeve të dhëmbit gjithashtu./Qiriu.net