Autoritetet bëjnë të ditur se avioni i linjës Paris-Kairo është përplasur në detin Mesdhe, 130 milje detare larg ishullit greke Karpathos. Jean Marc Mojon i agjencisë AFP citon një burim nga aviacioni grek.
Burimi ka thënë se komunikimi i fundit me pilotin ishte tri minuta para se avioni të zhdukej dhe nuk ka pasur njoftime për probleme.
Ministria greke e mbrojtjes bëri të ditur se ka dërguar dy avionë kërkimi dhe një fregatë në zonë.
Në bordin e avionit të ”Egyptair”, ndodheshin 68 persona, 58 pasagjerë dhe 10 persona të stafit dhe personelit të sigurisë.
Avioni me numër fluturimi MS804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11 300 metra lartësi.
Mjeti fluturues ka ndjekur itinerarin France Itali Kroaci Shqiperi Greqi dhe me pas ne Egjipt. Dyshimet e para lidhen se ai mund te kete rene ne det pas nje shperthimi.