Emma Morano pozon ngjitur me një pikturë ku ajo ishte e re, më 13 maj të 2016-ës.
E rrethuar nga të afërmit dhe fqinjët, italiania përshëndeti me një buzëqeshje të premten, lajmin se ajo, në moshën 116 vjeçare, është tani personi më i moshuar në botë.
Jo vetëm kaq, por Morano mendohet se është personi i mbijetuar i vetëm që ka lindur në shekullin e XVIII, dhe thuhet se ka lindur më 22 nëntor të vitit 1899.
Libri i Rekordeve Guinness e konfirmoi lajmin të hënën, vetëm pak ditë, pasi mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Susannah Mushatt Jones vdiq në shtëpinë e saj në New York në moshën 116 vjeçare.