Policia italiane ka goditur një grup trafikantësh ndërkombëtarë droge në Itali, për të cilat, mediat vendase thonë se një nga grupet prej të cilave ata furnizoheshin me heroinë, ishin shqiptarët, raporton panorama.
Bëhet fjalë për një operacion të madh policor, hetimet për të cilin kanë nisur një vit më parë dhe janë goditur katër grupe kriminale që vepronin në Cagliari në kontakt të ngushtë me një bandë italianësh nga Sardenja, të përkushtuar për trafikun ndërkombëtar të heroinës.
Në pranga kanë rënë 8 persona, në arrest shtëpie 14 persona.
Bandat kishin lidhje edhe me grupe të tjera trafikantësh holandezë, me të cilët kryenin trafikun e drogës.