Dy shqiptarë janë arratisur nga ambientet e paraburgimit në Selanik. Ata janë të moshës 33 dhe 42 vjeç, ndërsa ishin transferuar aty për pak ditë.
Shqiptarët kanë përfunduar në burg për vepra të ndryshme penale. Kështu 42-vjeçari ka vrarë në vitin 2009, ngjarje e ndodhur pranë një pike karburanti në Selanik.
Ndërsa 33-vjerçari ka përfunduar në burg për trafik të drogës. Autoritetet greke kanë nisur gjuetinë për dy shqiptarët, megjithëse thonë se nuk mund të jenë shumë larg nga zona e Selanikut.
Ata kanë sharruar hekurat e qendrës së paraburgimit dhe kanë dalë nga dritarja.