Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tahiri: Deputetë të PD-së më vijnë në zyrë, më tregojnë gjithçka

2016/05/17 at 12:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tahiri: Deputetë të PD-së më vijnë në zyrë, më tregojnë gjithçka

Ministri Tahiri tha sot në “Top Story” se edhe po të kishte mundësi, kurrë nuk do t’i përgjonte aktorët e opozitës.

Duke iu përgjigjur Presidentit Nishani, që e cilësoi si lodër të SHQUP-it që merret me lodra, tha se ai nuk ka nevojë ta përgjojë Presidentin, as ish-kryeministrin Berisha dhe as Lulzim Bashën.

“Pse t’i përgjosh ata?! Pse ta përgjoj Presidentin, kujt i duhet? Po Berishën? Pse ta përgjoj? Ai në FB rri me qytetarin dixhital.

As Bashën s’kam arsye ta përgjoj. Vijnë vetë deputetët e PD-së në zyrën time dhe pak t’i gërricës i tregojnë të gjitha”, tha Tahiri.

Tahiri flet për pajisjen e përfolur: E kemi, ja për çfarë e përdorim

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur sot në “Top Story” për pajisjen e shumëpërfolur nga opozita se përgjon zyrtarët në mënyrë të paligjshme.

Tahiri tha se Policia e Shtetit ka një pajisje të sjellë nga një mision italian, e cila vetëm identifikon numrat celularë në një zonë të caktuar, që janë nën përdorim.

Por sipas Tahirit, kjo pajisje, që kushton shumë, mbi 2 mln euro, nuk mund të përgjojë.

“Lidhur me të ashtuquajturën pajisje përgjimi, Ministria e Brendshme, çdo strukturë e Policisë së Shtetit, s’ka patur nuk ka dhe s’mund të ketë me ligj pajisje përgjimi.

Ka një të vërtetë tjetër, Policia me partnerët kryejnë trajnime që ndihmojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

Në bazë të një marrëveshje të vitit 2007, Policia e Shtetit me atë italiane zhvillojnë trajnime periodike me partnerët italiane.

Me kërkesën time ne kemi kërkuar që agjencitë ligjzbatuese në botë si FBI dhe DEA të kenë prezencë fizike në Shqipëri, të punojnë me zyra me Policinë tonë.

Në këtë pikë, në trajnim ka edhe një pajisje që vetëm dedekton numrat e telefonave celularë që bëhen në një zonë të caktuar.

Kjo është njësoj sikur të marrësh një numërator dhe të shohësh numrat e telefonit. Ndodh shpesh që Policia përdor pajisje të caktuara për të bllokuar thirrjet telefonike në zona të caktuara.

Kjo pajisje është në çdo polici të botës. Por ne nuk e kemi. Shpresoj shumë ta kemi një ditë, por është e shtrenjtë.

Kjo pajisje nuk përgjon, vetëm identifikon numrat që përdoren në një zonë të caktuar”, thotë ministri.

Ju sugjerojmë

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
Bota

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

19 Qershor, 2025 8:30 am
Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
Bota

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

19 Qershor, 2025 8:27 am
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
Aktualitet

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

19 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 qershor 2025

19 Qershor, 2025 8:12 am
Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Para
Horoskopi 13 janar

Horoskopi, 17 maj

Vlora Çitaku përplaset me Daçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB

Vlora Çitaku përplaset me Daçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB

Video/ Pitbulli: Bleona për ty do të thyeja arkën e shtetit

Video/ Pitbulli: Bleona për ty do të thyeja arkën e shtetit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?

Çfarë ndodh me ekonominë botërore nëse Irani bllokon Hormuzin?
19 Qershor, 2025

Konflikti aktual ndërmjet Izraelit dhe Iranit mund të zhysë në recesion të gjithë ekonominë botërore, në rast se Irani vë...

Lexo më shumë

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës

Banorë të Teheranit dhe Jerusalemit rrëfehen për jetën mes përshkallëzimit të luftës
19 Qershor, 2025

Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime....

Lexo më shumë

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji
19 Qershor, 2025

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
19 Qershor, 2025

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalimet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com